“Flamuri serb do të valëvitet në Prizren”, reagon ministri Hoxha

“Flamuri serb do të valëvitet në Prizren”, reagon ministri Hoxha

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiç, i cili gjatë fushatës elektorale u shpreh se do ta ngrinte sërish flamurin serb në Kosovë. Hoxha i cilësoi këto deklarata si provokuese dhe kërcënuese, duke paralajmëruar se retorika nacionaliste mund të nxisë veprime të rrezikshme. Ai solli në vëmendje edhe sulmin në Banjskë, për të cilin, sipas tij, ende nuk është vendosur përgjegjësia e plotë, duke e konsideruar atë një shembull të pasojave që mund të sjellë kalimi nga fjalët te veprat. Kryediplomati shqiptar theksoi se rruga e vetme drejt stabilitetit në rajon është përmes marrëdhënieve të mira mes fqinjëve, bashkëpunimit dhe përpjekjeve të sinqerta për pajtim. Sipas tij, nuk mund të ndërtohet një...