Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Flamuri që Maksimiliani I, Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake i dhuroi kapitenit dhe kontit shqiptar, Mërkur Buas (1510)
Mërkur Bua (1478-1542) ishte kapiteni më i njohur shqiptar i stratiotëve, një elitë ushtarësh mercenarë arbër që luftonin për monarkë dhe kurora të ndryshme Evropiane. Në vitin 1510, Perandori Maksimiliani I, në shenjë nderimi për Mërkur Buan, kapitenin e tij të stratiotëve, i dhuroi atij flamurin e famshëm të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, shqiponjën e zezë dykrenare në fushë të kuqe që gjithashtu përfshinte dhe simbole të Perandorisë së Shenjtë Romake dhe asaj Bizantine. 📸 Origjinali është marrë nga një dorëshkrim i një bashkëkohësi të Mërkur Buas, flamuri u studiua dhe u kopjua në bibliotekën e Mbretit të Italisë midis viteve 1856-1861 dhe u botua në vitin 1867.