Flakët shkrumbojnë shtëpinë në Korçë, shkak dyshohet një defekt në rrjetin elektrik

Flakët shkrumbojnë shtëpinë në Korçë, shkak dyshohet një defekt në rrjetin elektrik

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik, çka ka djegur plotësisht objektin. Nga flakët u përfshinë të dyja katet, ku njëri prej tyre shërbente si lokal dhe tjetri për banim. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, dëmet ishin të mëdha. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.
Burimi: Javanews.al