Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Flakët pushtojnë Grykshin e Peqinit/ Zjarri shkrumbon ullinj e shkurre, ndërhyjnë banorët
Zjarri në fshatin Gryksh të Peqinit që ra mesditën e së martës, është shuar nga zjarrfikësit dhe banorët e zonës. Mësohet se flakët u vendosën nën kontroll gjatë mbrëmjes. Zjarri dogji ullinj dhe shkurre të shumta. Ndërsa asnjë person nuk u lëndua nga situata e krijuar. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.