Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Flakët ‘përpijnë’ Dukatin/ Pamjet me dron zbulojnë dramën nga qielli
Prej 12 korrikut, vatra e zjarrit në Dukat vijon të mbetet aktive. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Llogarasë. Ndërkaq, relievi malor dhe i thepisur ka bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Reuters ka shpërndarë disa pamje ajrore dhe termike të cilat janë publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Shqipërisë, të cilat tregojnë shtrirjen e zjarreve në Dukat. Pamjet tregojnë situatën alarmante me shumë vatra zjarri aktive që përhapen në të gjithë peizazhi. Forcat zjarrfikëse shqiptare po punojnë në terren me mbështetjen e katër avionëve të ardhur nga Italia dhe Greqia.