Flakët përfshijnë një kioskë pranë Bankës së Shqipërisë, më herët u dogjën edhe kosha mbeturinash (VIDEO)
FOTO NGA DJEGIA E KIOSKES TIRANË Një kioskë në qendër të kryeqytetit është përfshirë nga flakët gjatë protestës së kësaj të shtune. Objekti ndodhet përballë Bankës së Shqipërisë pranë një stacioni autobusi. View this post on Instagram Ky është një tjetër incident i regjistruar gjatë protestës, pas djegies së disa koshave të mbeturinave në rrugë të ndryshme të Tiranës. Zjarri në kioskë shton bilancin e dëmeve materiale të raportuara gjatë zhvillimeve të sotme në kryeqytet, ku situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje./ZËRI
Burimi:
zeri.ai