U lirua 1 javë më parë, pranga sërish Vinçesk Piroli, bashkë me Kristian Ymerin, ‘dorë’ në vrasjen e Frrok Lleshaj

U lirua 1 javë më parë, pranga sërish Vinçesk Piroli, bashkë me Kristian Ymerin, ‘dorë’ në vrasjen e Frrok Lleshaj

Kristian Ymeri, Frrok Lleshaj dhe Vinçesk Piroli SHKODËR-Policia e Shkodrës ka arrestuar sërish Vinçensk Pirolin, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës. Piroli u lirua një javë më parë nga Gjykata e Apelit, pasi u arrestua më 9 tetor në Lezhë lidhur me dyshimet për planifikimin e një atentati, ndërsa tashmë policia ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij. Lidhur me vrasjen në pranga është vendosur edhe Kristian Ymeri (Shkambi). Dyshja Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer atentatin e planifikuar në tetor. Sipas dyshimeve të grupit hetimor, Piroli dhe Ymeri akuzohen për ekzekutimin...