Flakët dhe tymi mbulojnë zonën, zjarr i madh në fshatin Hoshtimë në Vlorë

Flakët dhe tymi mbulojnë zonën, zjarr i madh në fshatin Hoshtimë në Vlorë

Një zjarr masiv ka shpërthyer në fshatin Hoshtimë, në rajonin e Vlorës, duke shkaktuar shqetësim të madh ndër banorët e zonës. Ngjarja ka ndodhur pranë varrezave të fshatit, ku vatra e zjarrit ka marrë përmasa të mëdha dhe po përhapet me shpejtësi, për shkak të erës së fortë që ka mbërthyer zonën. Sipas informacionit të siguruar, flakët janë favorizuar nga era e fuqishme, që po e bën më të vështirë përpjekjen për të kontrolluar përhapjen e tyre. Zjarri ka filluar të përhapet në drejtim të zonave të banuara dhe rrezikon të shkaktojë dëme të mëdha, si në pronat private ashtu...
Burimi: Syri.net