Flakë te Gjykata e Apelit, kaos te Parku Rinia. Protestuesit ndodhen përballë Kryeministrisë. Policia: Largohuni
Ora 15.32. Një pjesë e protestuesëve ndodhen tashmë përballë godinës së Kryeministrisë. Ora 15:28. Policia e Shtetit ka përdorur sasi të mëdha uji me presion për të shpërndarë protestuesit tek zona e Parkut Rinia. Pas ndërhyrjes, efektivët janë vënë në ndjekje të të rinjve, ndërsa raportohet edhe për përdorimin e plumbave të gomës. Gjithashtu, policia ka nisur shoqërimet me forcë të disa prej protestuesve. Ngjarja vjen në kuadër të protestave të të rinjve dhe studentëve, të cilët janë mbledhur në disa zona për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi numrin e personave të shoqëruar dhe nëse ka të lënduar nga ndërhyrja policore. Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë dhe si në ditët e...
Burimi:
kohajone.com