Flakë te Gjykata e Apelit, e reja bllokon autokolonën në lëvizje: S’kam forcë tjetër, se më rrahin
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë dhe si në ditët e mëparshme vijon të jetë e dhunshme dhe të ketë përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Ora 14:07. Policia ndjek “këmba-këmbës” protestuesit, por kjo nuk i ndaloi ata të hynin brenda Gjykatës së Apelit. Ata thyen xhamat nga hyrja e publikut të institucionit dhe hynë brenda duke i vënë flakën. Ata qëndruan për disa sekonda dhe dolën shumë shpejt jashtë. Ora 14:00 Një protestuese ka tentuar që të ndalojë një autobot me ujë, ndërkohë që ky i fundit nuk është ndalur. Dy autobotë me ujë u vendosën para Kryeministrisë. E pyetuar nga gazetarët, ajo u shpreh se kjo është një formë proteste, ”sepse forcë fizike nuk kam, ata më rrahin”.
Burimi:
kohajone.com