Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Fjalimi i Prof. Ernest Koliqit në 25 vjetorin e themelimit të Bllokut Kombëtar Indipendent
Vëllazën të dashtun,Antarë të B.K.I në Belgjikë, Pikësëpari ju falenderoj me gjithë zemër për pjesmarrjen tuej dhe jam i lumtun qi ndodhem mes jush në Belgjikë për të mbajtë këtë fjalë. Detyra akademike qi nuk munden të shtyhen po më ndalojnë me plotësue dëshirin t`uej dhe t`emin, sidoqoftë më njehni shpirtnisht pranë jush sot. Si nji ndër themeluesat e Bllokut dhe nji prej antarëve ma të vjetër me moshë më lejoni bashkë me përshndetjen t`eme urimtare, t`ju drejtoj disa fjalë të thjeshta mbi randësinë e kësaj mbledhjeje qi ka vështrime të shumta e të ndryshme. Na Bllokistat jemi gjithnji në llogorin antikomunist, ashtu si ishim at` ditë qi u themelue para 25 vjetve Partia jonë. Kurrrgja s`ka ndryshue në Shqipni, prandej kurrgja s`ka ndryshue as...