​Fjalia e parë e deshifruar e shkruar me alfabetin e lashtë, ja çfarë thotë

​Fjalia e parë e deshifruar e shkruar me alfabetin e lashtë, ja çfarë thotë

Shkencëtarët kanë përkthyer fjalinë e parë të shkruar ndonjëherë në gjuhën e lashtë të kananitëve, një popull që në historinë e lashtë jetonte në territoret e Izraelit, Palestinës, Libanit, Sirisë dhe Jordanisë së sotme. Mbishkrimi në një krehër të vogël prej fildishi, i cili daton rreth vitit 1700 p.e.s., thotë: “U bëftë që kjo tufë t’i zhdukë morrat nga flokët dhe mjekra!” “Kjo është fjalia e parë e gjetur ndonjëherë në gjuhën kananite në Izrael. Është një pikë kthese në historinë e aftësisë njerëzore për të shkruar,” tha Yosef Garfinkel nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, siç raportohet nga Sky News.“Ka kananitë në Siri, por ata shkruajnë me një shkrim tjetër, jo me alfabet” Ekspertët e gjetën krehrin në Tel Lachish në vitin 2017, por gdhendja...