Fjalëkodët sekretë që do ju mbrojnë nga mashtruesit e AI; Historia prekëse e familjes amerikane
Vetëm pesë minuta përgatitje mund t’ju ndihmojnë të mbroni familjarët tuaj nga një prej mashtrimeve më të frikshme të epokës së inteligjencës artificiale. “Ka qenë terrori më i madh që kam përjetuar ndonjëherë”, tregon Elizabeth Benz, një nënë nga Buffalo, Nju Jork. Në shtator 2025, ajo mori një telefonatë që do ta kishte të vështirë ta harronte. Në anën tjetër të telefonit dëgjoi zërin e djalit të saj 16-vjeçar, John. “Po qante dhe më tha: ‘Mami, shoku im ka vdekur. Ka vdekur’”, tregon ajo. Elizabeth u përfshi menjëherë nga paniku. Por situata do të bëhej edhe më e frikshme. Një burrë i panjohur mori telefonin dhe gjatë rreth 20 minutave i tha se kishte vrarë shokun e djalit të saj dhe se do të vriste...
Burimi:
vizionplus.tv