“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”- Berisha: Nuk përmendi as Kosovën dhe as UÇK-në! Ka ngritur narkoshtet
Sali Berisha ka kritikuar sot (26 shtator) kryeministrin Edi Rama për fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e akuzuar se nuk përmendi as Kosovën dhe as Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë komunikimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet për qëndrimin e Ramës ndaj Kosovës dhe reagoi me tone të ashpra. “Edi Rama nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën Kosovë dhe fjalën UÇK apo lider të UÇK-së”, deklaroi Berisha. Ai e cilësoi fjalimin e kryeministrit si “të turpshëm” dhe tha se Rama, sipas tij, i kushtoi pjesën kryesore të fjalës së tij çështjeve të tjera. Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për qëndrimin e tij ndaj zhvillimeve politike në Kosovë dhe Lëvizjes Vetëvendosje. “Nuk ka asnjë parti në Kosovë...
Burimi:
javanews.al