Fituesit e festivalit për fëmijë, Kroni Pula triumfon në edicionin e 63 me këngën “Fruta perime”

Fituesit e festivalit për fëmijë, Kroni Pula triumfon në edicionin e 63 me këngën “Fruta perime”

Kroni Pula me këngën “Fruta perime” është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë. Artistja e re rrëmbeu çmimin e madh për kategorinë “Junior” dhe pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji. Festivali i Fëmijëve, një ngjarje e rëndësishme kulturore e zhvilluar sivjet në Shkodër, konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit. Në dy netët e para garuan 29 pjesëmarrës të kategorive “Të vegjlit” dhe “Junior”. Mes të vegjëlve, Çmimi i Parë shkoi për Maria Kalajën dhe këngën “Ja çfarë bëri bubi im”....
Burimi: Vizionplus.tv