Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

Fitorja dërrmuese e lëvizjes studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi po sjell tronditje edhe në median publike. Drejtoresha e përgjithshme e televizionit shtetëror RTS, Manja Gërçiç, ka dhënë dorëheqjen, pas presionit në rritje për ndryshime në një institucion të akuzuar prej kohësh për anshmëri politike në favor të pushtetit të Aleksandër Vuçiçit. Gërçiç, e cila vetëm një ditë më parë kishte përjashtuar mundësinë e largimit, deklaroi se e kupton që një pjesë e publikut e sheh qëndrimin e saj në detyrë si pengesë për ndryshimin. Ajo ishte emëruar në krye të RTS-së në shkurt të këtij viti, me një mandat pesëvjeçar. Largimi i saj vjen pasi Lista Studentore, fituese e zgjedhjeve të së dielës, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të drejtuesve dhe redaktorëve të lajmeve, duke...