Fitorja e demokratëve në SHBA/Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje

Fitorja e demokratëve në SHBA/Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje

foto ilustruese SHBA-Tregjet financiare në mbarë botën janë tronditur pas rënies së fortë të aksioneve të kompanive më të mëdha të teknologjisë, duke u shkaktuar humbje prej triliona dollarësh. Shkak për këtë reagim është bërë fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, pasi programi i tyre parashikon kufizime për zgjerimin e inteligjencës artificiale dhe ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave. Investitorët druhen se politikat e reja mund të ngadalësojnë zhvillimin e këtij sektori dhe të ulin fitimet e kompanive që kanë investuar shuma të mëdha në këtë teknologji, shkruan BBC. Indeksi i përbërë Nasdaq, i cili është i fokusuar në teknologji, u mbyll me më shumë se 5.5% rënie të enjten, duke humbur rreth 2.5 trilionë dollarë (1.9 trilionë paund) në...