Fiton Olta Xhaçka nga votat e diasporës

Fiton Olta Xhaçka nga votat e diasporës

Votat preferenciale nga Diaspora kanë mbaruar numerimin. Ish-ministrja e PS-së dhe kandidate për një tjetër mandat deputeti, Olta Xhaçka është shfaqur e buzëqeshur në shkallët Parkut Olimpik. Xhaçka ka krijuar një avantazh të lehtë ndaj rivales së saj Blerina Gjylameti, e cila gjithashtu ishte e pranishme në numërimin e votave të fundit të diasporës. Sipas të dhënave në KQZ, Xhaçka ka mbledhur 6234 vota, teksa Gjylameti 6093. Pra mandatin e deputetit e fiton Olta Xhaçka.
Burimi: Kohajone.com