Fitoi mandatin si deputet në Serbi, Visar Mehmeti tregon prioritetet: Nga pasivizimi i adresave te diplomat e Kosovës

Fitoi mandatin si deputet në Serbi, Visar Mehmeti tregon prioritetet: Nga pasivizimi i adresave te diplomat e Kosovës

Pas zgjedhjeve në Serbi, shqiptarët presin certifikimin e rezultateve, ndërsa shpresojnë që rezultati përfundimtar t’u sigurojë edhe mandatin e tretë në Parlamentin serb. Visar Mehmeti foli këtë të hënë për përfaqësimin e shqiptarëve dhe çështjet që pritet të çojnë në Parlament, nga pasivizimi i adresave dhe mosnjohja e diplomave të universiteteve të Kosovës, te përfaqësimi në institucionet shtetërore. Në një intervistë për “Breaking” me Xhoi Malësinë, Mehmeti tha se shpresa për sigurimin e tre mandateve mbetet deri në certifikimin përfundimtar të rezultatit. Visar Mehmeti: Patjetër do të certifikohen rezultatet. Zgjedhjet shkuan mirë, ishin të mundimshme, të ngarkuara. Të sigurojmë tre mandate, shpresa vdes e fundit, do të presim finalen. Xhoi Malësia: Si e sheh rrëzimin e një pushteti mbi një dekadë? Visar Mehmeti: Padyshim një...