Firma e Bashkisë së Tiranës shkon në qeli, avokati: ‘Detyrimi me paraqitje’ ndaj Veliajt do të ishte më i përshtatshëm për qytetarët!

Firma e Bashkisë së Tiranës shkon në qeli, avokati: ‘Detyrimi me paraqitje’ ndaj Veliajt do të ishte më i përshtatshëm për qytetarët!

Pa kryetar në zyrë, por me kryetar në detyrë. Kjo është situata në Bashkinë e Tiranës me Erion Veliajn, pasi ligji i njeh të drejtën të udhëheq pushtetin lokal nga qelia edhe pa deleguar kompetencat. Largimi i Anuela Ristanit nga karrigia e kryetarit të komanduar sjell nevojën e përhershme për firmën e Erion Veliajt, por mungesa e lirisë së tij pritet të sjell vonesa në vendime. “Një veprim I cili ishte i pritshëm dhe madje i vonuar në gjykimin tim, në momentin që Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë. Qoftë edhe në ambientet e paraburgimit mund ta ushtrojë detyrën, sigurisht që ka mungesa për shkak të pjesës së komunikimit, por ligjërisht kjo nuk e bën të pamundur. Erion Veliaj mund të nënshkruajë të gjitha aktet...