Finlanda përfundon gardhin 200 kilometra në kufirin me Rusinë: Duhet të jemi të përgatitur!
Finlanda ka përfunduar ndërtimin e një gardhi rreth 200 kilometra të gjatë përgjatë pjesëve strategjike të kufirit me Rusinë, në një masë të ndërmarrë për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e kalimeve të paligjshme. Gardhi është ndërtuar në seksione të ndryshme përgjatë kufirit 1,340 kilometra të gjatë me Rusinë dhe është pajisur me kamera, sensorë dhe tela me gjemba. Autoritetet finlandeze e konsiderojnë atë pjesë të sistemit të mbikëqyrjes dhe kontrollit të kufirit. Finlanda mbylli kufirin tokësor me Rusinë në dhjetor 2023, pasi mbi 1,300 emigrantë mbërritën në pikat kufitare pa viza ose dokumentacionin e nevojshëm. Megjithëse situata është qetësuar ndjeshëm dhe janë regjistruar vetëm raste të izoluara të kalimeve të paligjshme, autoritetet në Helsinki mbeten në gatishmëri. “Sot, situata është e qetë, por e...
Burimi:
javanews.al