Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Finiqi në flakë prej 5 ditësh/ Ushtria dhe helikopteri në aksion kundër zjarrit që nuk ndalet
Prej pesë ditësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit. Situata e vështirë ka kërkuar ndërhyrje të jashtëzakonshme nga autoritetet qendrore dhe lokale. Në zonë ka nisur operimin për rreth një orë e gjysmë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në këtë terren të ashpër dhe të paarritshëm nga toka. Operacioni po mbështetet gjithashtu nga forca tokësore të ardhura nga bashkitë Konispol, Delvinë dhe Himarë, si dhe nga 30 ushtarë të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes....