Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Financimi i partive politike, ekspertët mblidhen në Kuvend për hartimin e një drafti të ri ligjor
Në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, është zhvilluar sot në Kuvend një tryezë konsultimi për projektligjin “Për financimin e partive politike”. Ekspertë të Nivelit të Lartë të atashuar pranë këtij komisioni, përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, diskutuan për punën përgatitore për hartimin e një drafti ligjor “Për financimin e partive politike”. Kryetari i Komisionit të Posaçëm, z.Fatmir Xhafaj, tha se përgatitja e këtij drafti është një nga çështjet që duhet adresuar me shpejtësi për shkak të detyrimeve të procesit negociues të vendit për...