Financat mbushin “thesin”, u mblodhën 1.8 mld euro vetëm në tre muajt e parë të vitit

Financat mbushin “thesin”, u mblodhën 1.8 mld euro vetëm në tre muajt e parë të vitit

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me janar-marsin e një viti më parë, arkëtimet janë rritur me 10.2 për qind. Me gjithë inflacionin e zbutur, nga tatimi mbi vlerën e shtuar mbi çmimet e ushqimeve dhe produkteve u mblodhën plotë 56.6 miliardë lekë, 9.3 për qind më tepër se një vit më parë. Rritja e pagave të individëve gjithashtu kontribuoi me 20.7 miliardë lekë nga 15.2 miliardë në janar-marsin e një viti më parë. “Ky është një lajm i mirë për buxhetin e shtetit, por jo për qytetarët dhe bizneset. Këta të fundit po paguajnë më shumë. Na mungon një analizë që të tregojë se sa janë ngushtuar evazioni dhe informaliteti. Nëpërmjet tyre ne do mund të matnim edhe performancën e...