Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Finalja Vllaznia-Egnatia, një tifoz kapet nga policia me çantën plot me fishekzjarrë
👁3687
Policia e Tiranë ka shoqëruar në komisariat një tifoz të Vllaznisë para takimit final me Egnatian, pasi gjatë kontrolleve për t’u futur në stadium i janë gjetur fishekzjarrë në një çantë. “Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”. Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetëra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine”, njofton policia.