Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Finalja e shtatë e Champions-it në historinë e Interit, ekuilibër total në 6 të mëparshmet
👁12434
Me fitoren dramatike kundër Barcelonës, Interi siguroi finalen e shtatë në historinë e vet në Champions League. E para, kur ende quhej Kupa e Kampionëve, daton në vitin 1964, e mbyllur me fitoren 3-1 në Vjenë kundër Real Madridit të madh me Di Stefano, Puskas dhe Gento. Asokohe ishte skuadra zikaltër e Facchetti, Picchi, Corso, Suarez dhe Mazzola, e drejtuar nga Helenio Herrera. Një vit më vonë do të vinte suksesi i dytë, në finalen e luajtur në “San Siro” kundër Benfica, me fitoren 1-0 falë golit të Jair, i cili ka ndërruar jetë së fundmi.Dy sezone më pas, një...