Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Finalja e Nations League, Yamal sfidon Ronaldon në Mynih! Gjermani-Francë, ora 15:00
👁4908
8 Qershor 2025 9:57 Telesport Sonte luhet finalja e Nations League në orën 21:00. Eshtë përballja spektakolare e Portugalisë me Spanjën. Cristiano Ronaldo ndihmoi Portugalinë e tij të arrinte në finale pas një fitoreje të ngushtë 2-1 ndaj Gjermanisë në Stuttgart, kurse Spanja festoi fitoren e bujshme 5-4 ndaj Francës në një ndeshje dramatike. Do të jetë një duel Cristiano vs. Yamal. Ndërkohë, në orën 15:00, sot do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë, Gjermani – Francë, në Stuttgart.