Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Finalja e dy botëve… Interi kërkon lavdinë, PSG ëndrrën me “ar të shkrirë”
👁13555
Në mbrëmjen e 31 majit, në qytetin mitik të Mynihut, futbolli ndalet, frymon thellë dhe rishkruan historinë. Përballë janë dy rrëfime, që nuk mund të jenë më të ndryshme; dy vizione të kundërta të së njëjtës ëndërr: Interi i lavdisë së trashëguar dhe PSG-ja e ndërtuar mbi petrodollarët e pafundmë arabë. Është një përballje mes muskujve të historisë dhe muskujve të injektuar me miliarda. Një skenë epike ku protagonisti nuk është vetëm topi, por filozofia që fshihet pas tij. Që nga momenti që “Qatar Sports Investments” bleu klubin më 2011, PSG nuk ka pushuar së ndërtuari një “kalà me tulla...