Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Night”/ Bien në prangat e policisë dy persona, shfrytëzonin vajzën…
👁9780
Operacioni i koduar “Last Night” u zhvillua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, pas hetimeve të thelluara dhe informacionit të siguruar nga inteligjenca policore. Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohen për shfrytëzimin e një 26-vjeçareje për prostitucion, ndërkohë që dy të tjerë janë proceduar për moskallëzim krimi. Ky operacion çoi në arrestimin e dy shtetasve, R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 31 vjeç, banues në Grabjan, Divjakë, të cilët akuzohen se shfrytëzonin një 26-vjeçare nga Berati për prostitucion, e cila e ushtronte këtë...