No Image Available

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Destinacioni’. Arrestohen shtetasit Gabriel Malasi dhe Skerdi Kaloçi.

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Shpërndanin kokainë në qytetin e Laçit, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje, 1 automjet dhe 4 aparate celulare. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. M., 28 vjeç, banues në Lushnjë dhe S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas dyshohet se ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në...