Filmi “SARA” i Burim Halitit përzgjidhet në festivalin ndërkombëtar të filmit sportiv në Milano

Filmi “SARA” i Burim Halitit përzgjidhet në festivalin ndërkombëtar të filmit sportiv në Milano

Filmi dokumentar “SARA”, me regji të Burim Halitit, producente Ganimete Savën dhe prodhim të “Art Without Limit”, është përzgjedhur në Seleksionimin Zyrtar të edicionit të 44-t të Festivalit Ndërkombëtar “SPORT MOVIES & TV 2026”, që mbahet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Milano të Italisë. Filmi do të shfaqet më 30 tetor, në orën 12:30, në kinemanë Cinema Centrale – Sala 2, në Milano, duke prezantuar krijimtarinë kinematografike nga Kosova në një ngjarje ndërkombëtare që ndërthur sportin, filmin dhe kulturën. Sipas organizatorëve, në edicionin e këtij viti janë përzgjedhur 120 vepra nga gjithsej 912 aplikime. Festivali organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë dhe Televizionit Sportiv (FICTS) dhe përbën finalen e rrjetit ndërkombëtar “World FICTS Challenge”, i cili përfshin 27 festivale në pesë kontinente....