Filmi i parë i realizuar tërësisht me inteligjencë artificiale dështon në kinematë kineze

Filmi i parë i realizuar tërësisht me inteligjencë artificiale dështon në kinematë kineze

“Sanxingdui: Future Past”, filmi fantastiko-shkencor i krijuar tërësisht me inteligjencë artificiale, ka mbërritur në kinematë kineze, por deri më tani nuk ka arritur të tërheqë publikun. Pavarësisht teknologjisë së përdorur dhe ambicies për të dëshmuar të ardhmen e industrisë filmike, produksioni ka arkëtuar vetëm rreth 250 mijë euro, kundrejt kostos prej afro 1.4 milionë eurosh. Filmi 100-minutësh rrëfen historinë e një astronauti që udhëton më shumë se 3 mijë vjet në të kaluarën, në kohën e qytetërimit Sanxingdui, me qëllim shpëtimin e njerëzimit nga një superinteligjencë artificiale. Edhe pse disa prej skenave futuriste janë vizualisht mbresëlënëse, shprehjet artificiale të personazheve dhe skenari i paqartë kanë ndikuar në pritjen e tij nga publiku. Sipas një artikulli të publikuar nga gazeta gjermane taz, dështimi i filmit nuk...