Filmi “DUA” i Blerta Bashollit fiton çmimin e madh në festivalin CinEast në Luksemburg
Filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, ka fituar çmimin e madh (Grand Prix) në edicionin e 19-të të Festivalit të Filmit CinEast në Luksemburg, duke u vlerësuar si filmi më i mirë artistik nga juria ndërkombëtare. Çmimi u nda gjatë ceremonisë së mbrëmshme, ndërsa juria ndërkombëtare e festivalit kryesohej nga regjisorja hungareze Ildikó Enyedi. Ky vlerësim shënon një sukses të rëndësishëm për filmin dhe ekipin e tij realizues, të cilët e kanë cilësuar këtë çmim si një moment krenarie për të gjithë aktorët dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në projekt. Përmes një postimi, ekipi i filmit ka falënderuar jurinë ndërkombëtare dhe organizatorët e festivalit CinEast për vlerësimin dhe pritjen që i kanë bërë filmit në Luksemburg./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com