Filmat që e sjellin vjeshtën në ekran
Vjeshta ka ritmin e saj të veçantë. Ajri ftohet, ditët shkurtohen dhe dëshira për të qëndruar pranë një ekrani me një filxhan çaji bëhet pjesë e ritualit të stinës. Për disa, kjo kohë lidhet me shëtitjet mes gjetheve të rëna, mollët dhe pijet e ngrohta; për të tjerë, vjeshta fillon pikërisht atëherë kur ndizet një film që sjell në ekran ngjyrat, atmosferën dhe qetësinë e saj. Vogue ka përzgjedhur 25 filma që lidhen me këtë ndjesi, nga ata që zhvillohen drejtpërdrejt në vjeshtë, te filmat që, edhe pa e pasur stinën si pjesë të historisë, mbartin atë atmosferë të ngrohtë dhe nostalgjike. Në mesin e tyre është “Petite Maman” (2021), filmi i Céline Sciammas që ndjek një vajzë tetëvjeçare, e cila pas humbjes së gjyshes...
Burimi:
kultplus.com