Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien 8.4% për gjashtëmujorin
Importet e materialeve të ndërtimit ishin me rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë si në sasi ashtu edhe në vlerë, duke sinjalizuar një lëvizje më të butë të volumeve të ndërtimit këtë vit. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se gjatë janar-qershor 2025 janë importuar rreth 719 mijë tonë materiale ndërtimi dhe metale, duke shënuar një rënie prej 8.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u importuan mbi 786 mijë tonë. Në aspektin e vlerës, importet e këtyre materialeve arritën në afro 58.9 miliardë lekë,...