Fillon numërimi mbrapsht për “Topin e Artë”, zyrtarizohen 10 vendet e fundit
26 Tetor 2026 18:28 Telesport E gjitha bota e futbollit sot i ka sytë nga Londra, aty ku në mbrëmje do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” 2026. Për herë të pestë në historinë këtij çmimi prestigjoz, fituesi do të përcaktohet bazuar në sezonin futbollistik, e jo në vitin kalendarik. Arritjet e lojtarëve merren parasysh nga 3 gushti 2025 deri më 19 korrik 2026, duke përfshirë çdo kompeticion dhe ngjarje të rëndësishme që është zhvilluar gjatë atij sezoni. “France Football”, revista që qëndron pas “Topit të Artë”, do të zbulojë renditjen, duke filluar nga vendi i 30-të e deri te vendi i parë. Ndërkohë, ashtu siç ndodh zakonisht, ka filluar zbulimi i renditjes përfundimtare duke nisur nga vendi i fundit. 29 Sadio Mane 29...
Burimi:
telesport.al