Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

Fillimi i këtij viti ka qenë i vrullshëm për tregun e pasurive të paluajtshme, veçanërisht për shkak të rritjes së kreditimit. Kështu ka deklaruar Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të paluajtshme në emisionin Pro Business në Tv Klan teksa analizon tendencat e fundit. “Pronat që përdoren si kolateral janë ato që shiten më shumë,” vëren Demirxhiu. “Në vitin 2024, procesi i rivlerësimit ka shkaktuar ngërç në treg, por kreditimi i butë nga bankat ka mbështetur blerjet.” Tregu po vëren një rritje të kërkesave nga çiftet e reja që blejnë banesa me kredi, si dhe të individëve që kërkojnë pronë të dytë ose të tretë. “Shohim çdo ditë njerëz që vijnë për të blerë me kredi, nga ata që kërkojnë strehim të parë deri te investitorët,” thotë Demirxhiu. Një...