Fillesat e pasqyrimit të gruas shqiptare në kulturën europiane të shekullit XIX

Fillesat e pasqyrimit të gruas shqiptare në kulturën europiane të shekullit XIX

Dorian Koçi Fillimi i shekullit të XIX përkon me fundin e shekullit të Arsyes dhe fillimin e Romantizmit në Europë. Përmirësimi i kushteve tekonologjike bëri të mundur dhe përhapjen e dukurisë së udhëtimit dhe kontaktit me kulturat e reja. Një nga vendet që sipas Edward Gibbon, autorit të librit historik me 10 vëllime “Rënia dhe tkurrja e Perandorisë Romake” (1776) ishte një vend që mund të shihet nga brigjet e Italisë, dhe njihet më pak sesa brendësitë e Amerikës” [1] (Shënimet e Çajld Harold. Tiranë: 1973, fq 204, përkthyer nga Skënder Luarasi), ishte Shqipëria. Në vitin 1809, siparin e udhëtimeve në Shqipëri dhe rizbulimin e saj në Europë e hapin Lord Byron dhe Hobhouse që vizitojnë Ali Pashë Tepelenën në vendlindjen e tij në Tepelenë....