Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ Masakër mjedisore dhe urbane në Parkun Kombëtar të Thethit, betonizohet pa leje e pa kriter!
Parku Kombëtar i Thethit, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare dhe një nga zonat më të mbrojtura ligjërisht në vend, përballet me një valë të paprecedentë ndërtimesh pa leje. Bukuritë natyrore po zëvendësohen me beton, ndërsa institucionet shtetërore janë mjaftuar me letra dhe gjoba që nuk ekzekutohen. Pamjet me dron të realizuara nga gazetarët e emisionit Fiks Fare tregojnë qartë se në çdo cep të fshatit ndërtimi ka lulëzuar si kërpudhat pas shiut. Bujtina, hotele, mure rrethues dhe struktura të tjera turistike po ngrihen me ritme të shpejta, jo vetëm në qendër të fshatit, por edhe në pyje, në...