Fikja e dritave në Rinas? Berisha ngre dyshime për largimin e Ramës nga vendi
Sali Berisha ka komentuar raportimet për fikjen e ndriçimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke pretenduar se fillimisht dyshoi se kryeministri Edi Rama mund të ishte larguar nga Shqipëria. Në një përgjigje ndaj një qytetari në rrjetet sociale, Berisha tha se kishte marrë mesazhe për mungesë të ndriçimit si në ambientet e jashtme, ashtu edhe brenda aeroportit. Sipas tij, informacionet e marra e kishin shtuar dyshimin për një largim të mundshëm të kryeministrit nga vendi. Berisha deklaroi se, nëse ndërprerja do të kishte prekur vetëm ndriçimin e jashtëm, kjo do të përbënte, sipas tij një shenjë se Rama po përgatitej të largohej nga Shqipëria bashkë me disa anëtarë të organizatës që ai përmendi në deklaratën e tij. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mohuar ndërprerjen e...
Burimi:
kohajone.com