FIFA U-15 World Cup & Festival 2026: Shqipëria e mbyll fazën e parë me 5 fitore në grup. Kuqezinjtë janë gati për fazën tjetër
Kombëtarja shqiptare U-15 e ka mbyllur me bilanc të përsosur fazën e parë të FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që po zhvillohet në Azerbajxhan. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama fituan edhe ndeshjen e fundit të Grupit Y, duke triumfuar 2-0 ndaj Bregut të Fildishtë dhe duke e përfunduar këtë fazë në vendin e parë me pesë fitore në pesë ndeshje. Protagonist i fitores së fundit ishte Santiago Perkola, i cili realizoi të dy golat e Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa në minutën e 36-të shënoi sërish, duke vulosur suksesin 2-0 ndaj Bregut të Fildishtë. Shqipëria e nisi turneun me fitoren 6-2 ndaj Ishujve Turks dhe Kaikos, për të vijuar me suksesin 4-1 ndaj Mauritanisë, fitoren 4-0...
Burimi:
telesport.al