FIFA U-15 World Cup & Festival 2026: Shqipëria bind edhe në ndeshjen e tretë, fitore e pastër ndaj Ruandës

FIFA U-15 World Cup & Festival 2026: Shqipëria bind edhe në ndeshjen e tretë, fitore e pastër ndaj Ruandës

Kombëtarja shqiptare U-15 ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që po zhvillohet në Azerbajxhan. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama triumfuan me rezultatin 4-0 ndaj Ruandës, duke vijuar me paraqitje pozitive në këtë aktivitet ndërkombëtar. Pas fitoreve ndaj Ishujve Turks dhe Kaikos me rezultatin 6-2 dhe Mauritanisë me rezultatin 4-1, Shqipëria zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë, duke arritur të shënojë katër gola dhe ta mbyllë takimin pa pësuar. Protagonistë në këtë sukses ishin Santiago Perkola dhe Matias Mehmeti, të cilët realizuan nga dy gola secili. Perkola zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të dhe dyfishoi shifrat në minutën e 26-të, ndërsa Mehmeti shënoi golin e tretë në minutën e 29-të dhe vulosi fitoren 4-0 në minutën...