FIFA U-15 World Cup & Festival 2026: Kuqezinjtë e vegjël fitojnë pastër edhe në sfidën e dytë

FIFA U-15 World Cup & Festival 2026: Kuqezinjtë e vegjël fitojnë pastër edhe në sfidën e dytë

Kombëtarja shqiptare U-15 ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që po zhvillohet në Azerbajxhan. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama triumfuan me rezultatin 4-1 ndaj Mauritanisë, duke vijuar me paraqitje pozitive në këtë turne ndërkombëtar. Shqipëria e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e parë me Matias Mehmetin. Në minutën e 6-të, Romeo Hazizaj shënoi golin e dytë për kuqezinjtë, ndërsa në minutën e 15-të Santiago Perkola thelloi avantazhin në 3-0. Mauritania reagoi një minutë më vonë, me Amar Ramdhane që ngushtoi diferencën në 3-1. Megjithatë, Shqipëria vijoi të kërkonte golin dhe në minutën e 34-t Shofiti realizoi, duke vulosur fitoren 4-1 të skuadrës kuqezi. Pas...