Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FIFA “fal” FSHF-në, rikthehet një pjesë e tifozëve për ndeshjen me Serbinë
👁11083
Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin ndaj Andorrës, FSHF-ja ka zhvilluar negociata intensive me qeverinë botërore të futbollit për mënyrën e zbatimit të vendimit dhe lehtësimin e masave të stadiumit. Burime për “Panorama Sport”, bëjnë me dije se FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për të vendosur përsëri tifozë në tribunat pas porte për ndeshjen e madhe Shqipëri-Serbi më 7 qershor. Kjo pas përgatitjes së një plani të përmirësuar kundër diskriminimit dhe angazhimit të FSHF-së për të parandaluar çdo sjellje...