FIER-U kap duke u kujdesur për bimët narkotike në brigjet e përroit, arrestohet në Vlosh 59-vjeçari

FIER-U kap duke u kujdesur për bimët narkotike në brigjet e përroit, arrestohet në Vlosh 59-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Koordinata”, kanë vijuar me kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA” Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec. Ai u konstatua duke u kujdesur për 22 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në një zonë pranë përroit të fshatit.Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE" Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërkohë që materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme...
Burimi: Fieriweb.com