Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Fier/ Përfshihet nga flakët kodra me ullishte
👁7996
Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier në vendin e quajtur” Takodrom”. Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg.