Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Fier – Kryebashkiaku Subashi zhvillon takim me Ambasadorin e Azerbajxhanit, Anar Huseynov
👁5614
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka pritur në një takim miqësor Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, z. Anar Huseynov.Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA” Gjatë bisedës u diskutua për mundësi bashkëpunimi në fusha strategjike si energjetika, bujqësia, turizmi dhe tregtia. Kryebashkiaku Subashi prezantoi potencialet që ofron qyteti i Fierit në këto sektorë, ndërsa u ndanë ide konkrete për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt nxitjes së investimeve dhe lidhjeve ekonomike midis Fierit dhe Azerbajxhanit.