Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Cakran, ku një 28-vjeçar është gjetur nga familjarët pa shenja jete në oborrin e banesës së tij. Sipas uniformave blu, dyshohet se i riu është vetëvarur.F “Fier/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në fshatin Cakran, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi N. Ll., 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Opinion.al
Burimi: Opinion.al