Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Fier/ Asgjësohen 190 bimë narkotike, arrestohet 41 vjeçari
Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden në një parcelë në fshatin Çipllakë në Fier me 190 bimë narkotike, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar bimët në mes të një sipërfaqeje me shkurre, me qëllim fshehjen. “Gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Çipllakë, njësia administrative Libofshë, u gjet një parcelë me 190 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin L. T., 41...