Fier – Artizani që u kthye nga emigracioni për të ndjekur pasionin me argjilë

Fier – Artizani që u kthye nga emigracioni për të ndjekur pasionin me argjilë

VIDEO Saimir Kajlic, një artizan nga Fieri, është shembull frymëzues i një të riu që zgjodhi të rikthehet në atdhe për të ndjekur pasionin. Pas emigrimit në Itali në moshën 17-vjeçare dhe më shumë se një dekade pune në sektorin e ndërtimit, Kajlic vendosi të kthehej në Shqipëri në vitin 2018, me ndihmën e një miku, për të ndërtuar një të ardhme ndryshe. Sot, ai është një nga artizanët më të njohur në prodhimin e objekteve dekorative me argjilë. Punishtja e tij prodhon mbi 400 modele të ndryshme vazosh dhe qypash, të destinuara për kopshte, lokale dhe ambiente të brendshme...
Burimi: Fieriweb.com